U aksidentua para dy javësh në Komoran – vdes gjatë trajtimit në QKUK

U aksidentua para dy javësh në Komoran – vdes gjatë trajtimit në QKUK

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur më datë 16 nëntor në Komoran, njofton Insajderi.

I ndjeri ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por që nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë lëndimeve të marra.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Rr. Prishtinë –Pejë, Komoran  16.11.2020-13:30. Me 29.11.2020 është raportuar se një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK i lënduar në aksident, sot me  dt.29.11.2020- ka ndërruar jetë . Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar ne IML për Obduksion”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com