Stafit shëndetësor në Prishtinë i shtohen edhe 10 mjekë dhe 25 infermierë

Stafit shëndetësor në Prishtinë i shtohen edhe 10 mjekë dhe 25 infermierë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se të premten është marrë vendim që të angazhohen edhe 35 persona në stafin shëndetësor, prej tyre 10 mjekë dhe 25 infermierë, shkruan Insajderi.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Ahmeti u shpreh se mjekët dhe infermierët do të jenë të angazhuar për një periudhë afatshkurtër – 4 muaj.

“Së bashku me 40 profesionistë të pranuar me konkurs të rregullt, Prishtina është gati për këtë front duke ditur që tani fillon edhe koha e gripit sezonal. Është edhe një mundësi e mirë për mjekët e infermierët të papunësuar të kontribuojnë në këtë betejë duke u paguar për punën që bëjnë”, ka shkruar ndër të tjera i pari i Prishtinës. /Insajderi.com

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160532163782166