Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka komentuar festën e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
Kjo për shkak të masave anti-COVID të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.
Haxhiu gjatë seancës së Kuvendi të Kosovës, tha “për një grusht votash shkelen masat anti-COVID”.
“Kur politikanët shkelin masat për një grusht vota e pak pushtet dhe nuk ndëshkohen atëherë pse shteti i dënon qytetarët dhe amniston politikanët. Këta qeveritarë e politikanë të papërgjegjshëm sillen me aq komoditet, pa çarë kokën se çfarë po vuajnë pacientët dhe familjarët e tyre në spitale, çfarë mundi e çfarë sakrifice mbinjerëzore janë duke bërë një pjesë e madhe e mjekëve, personelit mjekësor dhe atij mbështetës tani e më shumë se tetë muaj. Qeveria nuk është duke kuptuar as rolin e saj e as Ministrisë së shëndetësisë gjatë pandemisë”, tha ai.
Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë u grumbulluan në sheshin kryesor të qytetit për të festuar fitoren e Shpejtim Bulliqit. /Insajderi.com