Policia kufitare konfiskon 50 pako me marihuanë

Policia kufitare konfiskon 50 pako me marihuanë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Vermicë janë gjetur dy çanta në të cilat kishte 50 paketime me substanca narkotike, të cilat më pas janë konfiskuar, shkruan Insajderi.
“Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) çanta me ngjyrë të zezë, ku brenda tyre kishte pesëdhjetë (50) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë totale prej njëzetë e tetë (28) kilogram e 686.8 gramë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Blerja, Posedimi, Shpërndarja e paautorizuar e Narkotikëve, Substancave psikotrope analoge”.
Tutje, policia njofton se nga fillimi i vitit e deri më tani, janë konfiskuar mbi 200 kilogramë substanca narkotike.
“Deri në këtë periudhë të vitit janë konfiskuar mbi 200 kg substanca narkotike të llojeve të ndryshme, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e pakompromis të rasteve të trafikimit dhe abuzimit me substanca narkotike”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com