Kuvendi ka dhënë një sqarim lidhur me flamurin e Kosovës, i cili mëngjesin e sotëm u fotografua mbi objektin e këtij institucioni, ku shihej i dëmtuar, shkruan Insajderi.
Përmes një komunikate për media, nga Kuvendi kanë bërë të ditur se flamuri është dëmtuar pas reshjeve atmosferike të mbrëmshme.
“Përkitazi me artikullin e plasuar në disa portale, për, siç thuhet, “gjendjen e mjerueshme të flamurit në Kuvendin e Kosovës”: Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sotme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime. Në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com