Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka folur rreth shtatores së Adem Jashrit dhe Skënderbeut që u vendosën në Prizren më rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit, njofton Insajderi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka komentuar fillimisht komentuesit, ku në të njëjtën kohe u ka dhënë edhe sqarime për shqetësimet dhe kritikat ndaj formës së atyre shtatorëve.
Haskuka në radhë të parë i ka vlerësuar kritikat, sepse siç është shprehur ai “është më mirë kritika për shkak të dashurisë, se sa heshtja për shkak të moskokëçarjes”.
Tuje ai ka sqaruar se këto dy shtatore “mund t’i nënshtrohen ndryshimeve të nevojshme, por gjithmonë në cdo rrethanë do të mbetën në Prizren”.
Sa i përket akuzave për vjedhje dhe keqpërdorime financiare në ndërtimin e tyre, Haskuka është përgjigjur se “shtatorja e Skënderbeut nuk është bërë me buxhet komunal por me fonde të diasporës, ndërsa shtatorja e Adem Jasharit, ajo është realizuar në pronë private dhe si rrjedhojë nuk ka të bëjë me projekt publik”.
Më pas kreu i Prizrenit ka thënë se “do të krijohet një komision vlerësues më profesionistë të fushave përkatëse që do të vendos për ndryshimet e nevojshme ose jo të këtyre dy shtatorëve”./Insajderi.com