Publikohet vendimi për konfirmimin e aktakuzave ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Publikohet vendimi për konfirmimin e aktakuzave ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Vendimi i konfirmimit të aktakuzave për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin është bërë publik në faqen e Dhoma të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, njofton Insajderi.

Vendimi për publikimin e konfirmimit të aktakuzave ka ardhur nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Speciales.

Në aktakuzën e konfirmuar prokurori special akuzon ish-themeluesit e UÇK-së, për “përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave, të gjitha këto krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

Krimet e supozuara thuhet se janë bërë “midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë e Shqipëri Veriore”.

Ato pohohet se u bënë “kundër popullatës civile”.

“Këto krime kishin në shënjestër kundërshtarë të cilët perceptoheshin se kishin bashkëpunuar apo kishin lidhje me zyrtarë apo institucionet ish-jugosllave”, pati deklaruar prokurori në seancat e para kundër grupit të UÇK-së.

Prokurori pati shtuar se “krimet u kryen kundër personave që nuk merrni pjesë në konfliktin e armatosur”.

Sipas prokurorit të rastit “ekziston dyshim i bazuar mirë se këta persona kanë kryer këto krime si anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët”.

Të katër ish-liderët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikët a aktakuzës./Insajderi.com