Nga nesër fillon aplikimi për grante për mediat me lokacion në Prishtinë, njofton Insajderi.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se aplikimi do të jetë i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020.
“Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre”, ka shkruar ai.
Ahmeti kishte njoftuar paraprakisht se komuna e Prishtinës ka ndarë 100 mijë euro për mediat që operojnë në Prishtinë./Insajderi.com