Kamberi kërkon memorial në vendin ku u gjetën varreza masive të shqiptarëve në Batajnicë

Kamberi kërkon memorial në vendin ku u gjetën varreza masive të shqiptarëve në Batajnicë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar ndërtimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë, ku u gjetën varreza massive të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kamberi ka deklaruar se peticionin e nisur e ka nënshkruar edhe vetë.

Ai iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’i bashkangjiten inciativës së tij.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.

Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.

Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.

Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë. /Insajderi.com