Dy të vdekur nga Covid-19 në zonat e banuara me serbë

Dy të vdekur nga Covid-19 në zonat e banuara me serbë

Dy persona kanë vdekur në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, derisa u regjistruan edhe 102 raste të reja të infeksionit dhe 15 persona rezultuan të shëruar.

Siç bëhet e ditur viktimat janë nga Shtërpca dhe Leposaviqi.

Aktualisht janë 1054 raste aktive, ndërsa, një mijë e 249 njerëz janë shëruar.

Një total prej 8,866 njerëz janë testuar që nga fillimi i pandemisë, nga të cilët prania e Coronavirusit u konfirmua në dy mijë e 359 njerëz, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Insajderi.

Betejën me COVID-19 e humbën nga 56 persona në këto zona. /Insajderi.com