Në ora 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë një i burgosur, njofton Insajderi.
Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës bëhet e ditur se i ndjeri vuante nga hipertensioni.
Sipas njoftimit 42 vjeçari ishte trajtuar me vazhdimësi nga mjekët.
“H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese.I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje”. /Insajderi.com