Dhjetë të vdekur si pasojë e Coronavirusit

Dhjetë të vdekur si pasojë e Coronavirusit

10 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.026 që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 521 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për 585 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 40.117 ndërsa i të shëruarve ka arritur në 25.586.

Rastet aktive tani janë 13.505, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste, Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë.  /Insajderi.com