Likaj: Për realizimin e plan programit mësimor, do të diskutohet në ditët në vijim

Likaj: Për realizimin e plan programit mësimor, do të diskutohet në ditët në vijim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se pas vendimit për të zgjatur pushim dimëror pas gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor, do të vazhdojnë të diskutojnë për realizimin e planprogramit mësimor, njofton Insajderi.

Likaj tha se do të bashkëpunojnë me mësimdhënësit, nxënësit e prindërit që të mbyllin me sukses këtë vit shkollor.

“Për shkak të gjendjes aktuale pandemike, e cila tashmë mund të kombinohet edhe me gripin sezonal, gjeta përkrahje nga kryeministri i Kosovës, z. Hoti, ministri i Shëndetësisë, z. Zemaj, drejtori i IKShPK-së, z. Ramadani, në kërkesën time për ta zgjatur pushimin pas periudhës së parë të vitit shkollor 2020/2021. Pra, periudha e parë, do të përfundojë më 18 dhjetor 2020 dhe do të zgjasë deri më 18 janar 2021”, shkruan Likaj në Facebook.

Ai tha se “Për mënyrën e realizimit të planprogramit mësimor, do të diskutojmë gjatë ditëve në vijim”.

“Gjatë këtyre ditëve, ju lutem mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që ta mbyllim me sukses këtë periudhë të vitit shkollor. Bashkë mund të arrijmë suksese në arsim edhe në kushte pandemie”, ka përfunduar Likaj prononcimin e tij./Insajderi.com