Deliu-Kodra: Zgjedhjet në Podujevë garë personale mes Albin Kurtit dhe Agim Veliut

Deliu-Kodra: Zgjedhjet në Podujevë garë personale mes Albin Kurtit dhe Agim Veliut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se zgjedhjet në Podujevë ishin garë personale mes Albin Kurtit dhe Agim Veliut, njofton Insajderi.

Ajo në emisionin Debat Plus, ka thënë se “PDK-ja nuk ka dalë mirë por kemi dalë kënaqshëm në këto zgjedhje duke pasur parasysh me procesin që po përballet PDK si parti në Hagë”.

“Zoti Veseli ka punuar për reformimin e partisë edhe në komuna, deklaroi Deliu – Kodra.

Tutje ajo është shprehur se PDK pavarësisht se nuk kishte bastion në Llap, qytetarët kanë treguar mbështetje për këtë parti, përcjell Telegrafi.

Deputetja e PDK-së thotë se Kurti e Veliu diskursin e qeverisjes dhe përplasjet mes tyre në “koalicionin e shpresës” i bartën në Podujevë.

Deliu-Kodra thotë se PDK është komode të shkojë në zgjedhje por se nuk mund të shkohet në zgjedhje sa herë që dëshiron Vetëvendosje.

“Ne nuk duam të dëmtojmë shëndetin e qytetarëve dhe stabilitetin e vendit. Ne do ta votojmë Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike nëse merren parasysh vërejtjet tona. PDK është e gatshme të rivotojë rimëkëmbjen nëse kjo pako siguron përkrahje për sektorin e shëndetësisë dhe bizneset. Ne kemi votuar edhe rishikimin e buxhetit dhe të gjitha marrëveshjet e huas që të mos e dëmtojmë qytetarin”, tha ndër të tjera Blerta Deliu-Kodra.