Aliu i bën thirrje PDK-së për rrëzimin e qeverisë

Aliu i bën thirrje PDK-së për rrëzimin e qeverisë

Liburn Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar publikisht që të përkrahet teksti i mocionit të mosbesimit nga Partia Demokratike e Kosovës, njofton Insajderi.

Aliu, i ftuar në emisionin ‘Rubikon’ ka thënë se partia tjetër opozitare, përveç votimit të mocionit të mosbesimit, po kërkojnë marrëveshje të së ardhmes.

“Tekstin e mocionit nuk mund ta dakordojme. PDK e kanë problem marrëveshjen, ata duan që ne të bëjmë marrëveshje qysh tash. Çfarë marrëveshje duan ata? Për marrëveshje të së ardhmes nuk duam të bëjmë”, ka deklaruar ai.

Ai tutje ka folur edhe për situatën e LDK-së.

“Brenda Lidhjes Demokratike ekzistojnë forca që duan ndryshim, teksa disa të tjera janë të lidhura me PDK-në për shkak të tenderave”, ka thënë në fund Aliu./Insajderi.com