Sot shënohet ditëlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot shënohet ditëlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Nëse do të ishte gjallë sot do t’i mbushte 76 vjet, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

Rugova lindi në vitin 1944 dhe më 1989 themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës bashkë me shumë veprimtarë.

Ai kishte arritur të fitonte dy herë zgjedhjet e pasluftës, njofton Insajderi.

Njihet si “lider pacifist”, gjatë tërë karrierës së tij politike.

LDK sot nga ora 10:30 do të vizitojë varrin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova. /Insajderi.com