
Ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vlado Buçkovski, do të jetë përfaqësues special i palës së Maqedonisë së Veriut për bisedimet me Bullgarinë.
Qeveria pak më parë ka emëruar Buçkovskin në këtë pozitë.
Ish kryeministri dhe ministër i mbrojtjes, si dhe ish lideri i LSDM-së, kohëve të fundit është prezent në mediat në Bullgari, ku i transmeton qëndrimit e tij në lidhje me tejkalimin e mos marrëveshjeve midis dy vendeve.
Buçkovski është profesor universitar i të drejtës romake, ndërsa po ashtu është pjesë e “Jus Romanus” në universitetin në Sofje. /Insajderi.com