Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar sot me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet, shkruan Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se në këtë takim është analizuar situata epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19, ndërsa ka shtuar se janë dakorduar për vendimet për festat e fundvitit.
Tutje, ai tha se “nga sot, pjesë e aktiviteteve tona, do të jetë edhe Inspektorati i Punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti-COVID’19”.
“Duke i falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e pareshtur gjatë gjithë kohës, është më se e domosdoshme që ky bashkëpunime dhe bashkërendim i veprimeve të vazhdojë edhe më tej dhe secili në përgjegjësinë e vet t’i zbatoj detyrat me rigorozitet”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj./Insajderi.com