Përfundon seanca në Kushtetuese: Caktohet afati i fundit kur merret vendimi

Përfundon seanca në Kushtetuese: Caktohet afati i fundit kur merret vendimi

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese për rastin e mandatit dhe votimit të Qeverisë nga deputeti i dënuar me burgim, Etem Arifi, që vjen nga radhët e Partisë së Ashkalive për Integrim, njofton Insajderi.

Kushtetuesja u ka dhënë afat palëve që deri më 7 dhjetor të dërgojnë argumentet tjera shtesë, përgjigje plotësuese në lidhje me çështjen.

“Palët kanë mundësi që argumentet e sotme mund t’i dorëzojnë pranë gjykatës edhe me shkrim, deri më 7 dhjetor. Këto argumente, apo plotësuese që janë adresuar. Ne sot kemi pranuar një shkresë nga avokati Berisha ku ka dërguar një përmbledhje që të jemi të qartë, pra argumente të përmbledhjes së sotme. I falënderoj pjesëmarrësit për bashkëpunimin me Kushtetuesen, edhe pse kjo ishte seanca e parë online e Kushtetueses, besoj që të gjitha palët patën mundësinë të argumentojnë”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo tutje tha se Kushtetuesja do të mblidhet për të votuar për vendimin në lidhje me çështjen.

“Besoj që përmes kësaj séance ka arritur ta krijojë këndvështrimin për çështjen pranë gjykatës. Për vendim do të njoftohen palët dhe publike. Tash GJK do të tërhiqet dhe në ditët në vijim do të mblidhet për të votuar në lidhje me çështjen”, ka përfunduar kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. /Insajderi.com