Të premten votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Të premten votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kuvendi i Kosovës të premtën do të mbajë seancën e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Insajderi.

Me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim për mbajtjen e kësaj seance plenare që është nënëshkruar nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar sot se partia të cilën e drejton do të kërkojë përkrahjen e deputetëve për ta kaluar Ligjin në lexim të dytë në Kuvend.

“PDK do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme, presim që edhe partitë tjera ta votojnë një Projektligj të tillë që është mbështetur në Komision”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ndërkohë, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, sot ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Express.

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK. /Insajderi.com