Tahiri: Janë hapur 500 vende të reja për punë praktike për të rinjë

Tahiri: Janë hapur 500 vende të reja për punë praktike për të rinjë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar për lansimin e iniciativës së punësimit të të rinjëve si punë praktike për 500 praktikantë, transmeton Insajderi.

Këta të rinj nga një dhjetori përmes ‘Kosovo Generation Unlimited’ kanë nisur punën praktike në 53 entitete të sektorit privat.

Tahiri tha se qëllimi i kësaj iniciative është forcimi dhe përmirësimi i lidhjes ndërmjet të rinjëve dhe mundësive ekzistuese përmes angazhimit në punë praktike.

“Si Qeveri, u zotuam se këtë iniciativë do ta mbështesim për vitin 2021 bashkërisht me ministritë e linjës dhe organizatat zhvillimore siç është Banka Botërore”, tha ai, raporton EO.

Kjo iniciativë përfshin koalicionin multi-sektorial më të madh në vend dhe është e para e këtij lloji në Kosovë. /Insajderi.com