Mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë, u infektuan me COVID-19 disa punonjës

Mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë, u infektuan me COVID-19 disa punonjës

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Çerdhja Publike “Gëzimi Ynë” në këtë komunë do të mbyllet përkohësisht, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky vendim është marrë pasi gjashtë punëtorë të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus.

“Sipas rekomandimit të IKSHP-së për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe stafit të punëtorëve jemi të detyruar të mbyllim çerdhen nga data 03 dhjetor deri me 20 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim./Insajderi.com