Hamiti: Gjykata Speciale erdhi pasi dështoi drejtësia e EULEX-it dhe UNMIK-ut

Hamiti: Gjykata Speciale erdhi pasi dështoi drejtësia e EULEX-it dhe UNMIK-ut

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se Gjykata Speciale është si pasojë se drejtësia e UNMIK-ut dhe EULEX-it nuk kanë bërë detyrën e vet, njofton Insajderi.

Ai në emisionin “Debat Plus” është shprehur se “gjykata Speciale është aty pasi drejtësia edhe në kohën e UNMIK-ut, EULEX-it dhe kur vendorët kanë qeverisë ka dështuar. Edhe Raporti i Dick Marty-t ka dalë prej shumë vitesh, e tash Kuvendit të Shqipërisë i bie në mend të bëjë projektrezolutë”.

Tutje ai shtuar se gjykata do të punojë ta gjejë të vërtetën.

“Këto janë vetëm aktakuza, por e vërteta për vrasjet do të dalë në shesh…Nuk shoh diçka të keqe nëse familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi”.

Hamiti thotë se prokurori Lumezi në vitin 2013 kishte deklaruar se jemi afër zbardhjes së vrasjes së Xhemajl Mustafës por që sipas tij shtatë vite pas i njëjti deklaroi se janë në fazat e para të procesit.

“Ne si politikë nuk mund të ndërhyjmë në gjyqësorë e t’iu themi kryeni këtë punë apo atë punë”, tha ndër të tjera Muhamet Hamiti./Insajderi.com