Ironizon Elvis Naçi: Më mirë të kisha hapur parti politike

Ironizon Elvis Naçi: Më mirë të kisha hapur parti politike

Teologu i njohur shqiptar, Elvis Naçi, ka ironizuar pas hapjes së lokalit të tij me syza, duke thënë se “më mirë të kishte hapur parti politike”.

Të mërkurën, Naçi publikoi një fotografi të biznesit të tij, njofton Insajderi.

“Beni lutje vëllezër dhe motra që dyqani optikes, që kam hapur të na shkojë mbarë, nëse ecën mirë kam dëshirë të dhurojë një shtëpi për një familje të varfër inshaAllah. Zoti ju begatoftë”, ka shkruar ai.

Pas këtij publikimi, ai mori kritika të shumta nëpër rrjetet sociale. Reagimet ishin nga më të ndryshmet.

Por, teologu, nuk i komentoi kritikat. I fokusua tek pëlqimet, komentet, e shpërndarjet.

“Me 57 mijë pëlqime, me 760 mijë shikime dhe 4 mijë komente më mirë kisha hapur parti politike se dyqan syzesh, pak shaka për ta nisur ditën me buzëqeshje! Zoti ju begatoftë”, ironizoi ai. /Insajderi.com