Gjendet pa shenja jete një person në një motel të Gjakovës

Gjendet pa shenja jete një person në një motel të Gjakovës

Një person është gjetur pa shenje jete të martën në “Villa 007” në Gjakovë, raporton Insajderi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka hasur në viktimën e shtrirë në krevat dhe pa ndjenja.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Me datë 01.12.2020 rreth orë 17:00 ne SP Gjakovë janë paraqitur dy deshmitarë dhe kanë raportuar rastin. Dëshmitarët kanë raportuar  se një person tek “Villa 007” është pa ndjenja. Patrulla policore së bashku me hetimet e SP Gjakovë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur në viktimën e shtrirë në krevat dhe pa ndjenja”, ka deklaruar Xhurkaj.

Në vendngjarje ka dalë edhe ambulanca, e cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësitë relevante policore të cilët kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori Kujdestar i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, ka thënë tutje Xhurkaj./Insajderi.com