Çeku thotë se projektligji për FSK-në është amatoresk

Çeku thotë se projektligji për FSK-në është amatoresk

Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku duke folur për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës ka thënë se FSK’ja qysh moti është e gatshme për një transformim të tillë. Mirëpo, ai nuk pajtohet me projektligjin që është bërë për ushtrinë. Çeku ka thënë se ai është amatoresk.

 

Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka përqeshur projektligjin që është bërë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai në një debat në Klan Kosova ka thënë se ky projektligji është amatoresk.

“E di se sot ky ligj është në tryezat e shumë shteteve edhe mike edhe armike, e di se e analizojnë ekspertë të ndryshëm edhe mendoj se me kur ta lexojnë përshtypja e tyre e parë ka me qenë amatorizën’, tha Çeku.

Por, ai është shprehur i bindur se FSK është e gatshme që të shndërrohet në Ushtri.

“FSK-ja është e gatshme që të shndërrohet në Ushtri, janë krijuar kuadra shumë të shkolluar dhe të përgatitur. Shumë prej tyre kanë krijuar përvojë dhe është krijuar një rutinë. Edhe TMK edhe FSK kanë frymuar si ushtri”.