Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me çështjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta, transmeton Insajderi.
Musliu tha se derisa LVV qeverisi me Prishtinën, kanë krijuar një “xhungël”, në lagjen e Spitalit.
Ajo tutje shtoi se në mënyrë të tillë Vetëvendosje po shfrytëzon tragjedinë e të tjerëve, për të fituar vota.
”Mjafton të shkoni me lagjen e Spitalit ju që keni qeverisur me Prishtinën dhe të shihni xhunglën që e keni krijuar atje”, është shprehur Musliu.
”Hajdeni mblidhemi bashkë ta kërkojmë përgjegjësinë këtu. Ne duhet të votojmë ligje, ne duhet të shiqojmë zbatueshmërinë e atyre ligjeve. Lërni hajgaret dhe mos e shfrytëzoni tragjedinë e dikujt vetëm për një grusht votash”, ka thënë tutje ajo. /Insajderi.com