Hoti dhe koordinatorja e OKB-së nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik

Hoti dhe koordinatorja e OKB-së nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, kanë nënshkruar sot Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025, midis Republikës së Kosovës dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë, njofton Insajderi.

Gjatë takimit me Koordinatoren Richardson, Hoti theksoi se ky bashkëpunim po thellohet duke u përqendruar në fushat si – qeverisja e përgjegjshme, zhvillim ekonomik etj.

“Këtë bashkëpunim të mirë po e thellojmë duke u përqendruar në fushat prioritare, si: qeverisje të përgjegjshme; shërbime dhe politika shoqërore gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese; zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; kohezioni social dhe barazia gjinore, fuqizimi dhe angazhimi i shoqërisë civile”, theksoi Kryeministri Hoti.

Kreu I Qeverisë së Kosovës, po ashtu vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Qeverisë dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë, në luftën kundër COVID-19. /Insajderi.com