“PDK e voton Rimëkëmbjen Ekonomike, por nuk përfshihet në Qeveri”

“PDK e voton Rimëkëmbjen Ekonomike, por nuk përfshihet në Qeveri”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë se PDK voton projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, por nuk përfshihet në Qeverinë Hoti.

Ai në Kanal10 të enjten tha se PDK vepron në të mirë të qytetarëve.

“Jo nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë, vetëm pse e kemi votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike nuk do të thotë se e përkrahim këtë qeveri, por kemi treguar edhe njëherë që jemi subjekt politik që veprojmë në të mirë të qytetarit”, tha ai.

Sot pritet të votohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pas shumë përpjekjeve të dështuar për të kaluar ky mekanizëm qeveritar në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com