
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot është mbledhur Bordi Këshilldhënës për Pandeminë, njofton Insajderi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Zemaj njoftoi për këtë mbledhje, por që nuk ka treguar nëse do të ketë masa të reja.
Mirëpo, ai tha se rekomandimet e bordit janë qenësore të cilat dëshmojnë përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.
“Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit”, ka shkruar në fund Zemaj. /Insajderi.com