Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, nuk po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, njofton Insajderi.
Kjo po ndodhë pas paralajmërimeve të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do t’ia lejojë hyrjen në seancë për shkak të deklaratave të tij ndaj deputetes së kësaj partie, Saranda Bogujevci.
Gjatë ditës së djeshme ishte pikërisht Selmanaj që i kërkoi falje Bogujevcit për deklaratat e bëra.
Ndërsa, Bogujevci pati thënë që deklarata e Selmanajt e ka fyer me shumë se çdo gjë tjetër./Insajderi.com