Zjarr në një banesë në Vushtrri, shpëtohet një grua e moshuar

Zjarr në një banesë në Vushtrri, shpëtohet një grua e moshuar

Një gruas së moshuar në Vushtrri i është shpëtuar jeta pasi banesa e saj u kaplua nga zjarri të premten, njofton Insajderi.

Jeta e saj u shpëtua si rezultat i intervenimit të shpejtë nga Shërbimi i Zjarrfikësve.

Kështu ka bërë të ditur Bajrush Kosumi, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri.

“Sot, u ballafaquam me një rast të jashtëzakonshëm me rastin e një zjarri në një objekt banesor përballë sheshit “Hasan Prishtina”, me çrast u shpëtua jeta e një zonje të moshuar si rezultat i intervenimit të shpejtë nga Shërbimi i Zjarrfikësve”, ka shkruar Kosumi në Facebook.

Shpërthimin e zjarrit në këtë objekt për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar edhe Policia në Mitrovicë.

“Rreth orës 12:00, është raportuar për zjarr në një banesë në Rr.’Wesley  Clark’ në Vushtrri. Policia, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje! Për rrethanat dhe shkaqet e zjarrit pritet që me autorizim të prokurorit të nisen hetimet!”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Insajderi.com