VV për Rimëkëmbjen: Ky ligj merr para nga taksapaguesit e varfër dhe i fuqizon oligarkët

VV për Rimëkëmbjen: Ky ligj merr para nga taksapaguesit e varfër dhe i fuqizon oligarkët

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ligj ky i cili u votua të premten në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku ky subjekt politik nuk mori pjesë, shkruan Insajderi.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, u shpreh se ky Projektligj është i dizajnuar për oligarkët, pasi sipas tij merren paratë e taksapaguesve të varfër dhe orientohen drejt të pasurve apo oligarkëve.

“Qëllimi i kësaj qeverie është që me paratë që i ka në buxhet jo t’i ndihmojë qytetarët, por oligarkët dhe bizneset e afërta me ta. Këto dy pasoja do t`i bart taksapaguesi i Kosovës dhe kjo asesi nuk mund të quhet rimëkëmbje ekonomike”.

“Ky ligj ka shumë defekte, ka pabarazi dhe me fjalë të tjera mund të quhet si një Ligj që merr para nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton ato drejt të pasurve dhe oligarkëve, kurse qytetarëve tjerë u thuhet merrni kursimet tuaja nga Trusti”, tha ndër të tjera ai./Insajderi.com