Haradinaj-Stublla dhe Cakaj nënshkruajnë marrëveshje

Haradinaj-Stublla dhe Cakaj nënshkruajnë marrëveshje

Ministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Gent Cakaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetjen e shqiptarëve të Malin e Zi, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili tha se ky nuk është thjeshtë një veprim konkret që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme.

Por, ai thekson edhe marrjen e përgjegjësive për mbështetje më të madhe dhe kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon.

“URIME MË NË FUND

Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon”, ka shkruar Cakaj.

Cakaj gjatë ditës së djeshme kishte paralajmëruar se në vizitën e tij të zyrtare në Kosovë pritet të nënshkruhen tri marrëveshje me homologen e tij nga Kosova. /Insajderi.com