Vdes si pasojë e Coronavirusit pediatri i Spitalit të Pejës

Vdes si pasojë e Coronavirusit pediatri i Spitalit të Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se të shtunën ka vdekur pediatri Gëzim Berisha, shkruan Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, i ndjeri ka qenë i prekur me COVID-19.

“Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me COVID-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me këtë virus”, thuhet në njoftimin e spitalit në Facebook./Insajderi.com