Vazhdojnë gjobat për shkelësit e masave anti-COVID

Vazhdojnë gjobat për shkelësit e masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka dënuar 722 qytetarë për shkak të shkeljes së masave anti-COVID.

Këto ndëshkime bazën ligjore e kanë tek projektligji anti-COVID i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu Policia ka shqiptuar edhe 751 tiketa për ata që nuk respektuan rregullat e komunikacionit.

Ndërsa gjatë njëzetekatër orëve të fundit kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar e 34 me dëme materiale.

Policia ka arrestuar 21 persona të premten dhe 12 ka dërguar në mbajtje. /Insajderi.com