Zhduket një grua nga Mitrovica – Burri i saj e raporton në polici

Zhduket një grua nga Mitrovica – Burri i saj e raporton në polici

Policia e Kosovës njofton se një grua nga Mitrovica është zhdukur, shkruan Insajderi.

Rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 10:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com