Kryeziu e quan Qeverinë Hoti të paaftë për ta mbrojtur dhe avancuar Republikën

Kryeziu e quan Qeverinë Hoti të paaftë për ta mbrojtur dhe avancuar Republikën

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, e ka quajtur të paftë qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, për ta mbrojtur dhe avancuar Republikën e Kosovës, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu është shprehur se takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, mes delegacioneve të Kosovës dhe asaj të Serbisë, u paraqit historik për arsye të gabuara.

Sipas tij, “delegacioni kosovar u bë shkak e hisedar për një kapitull të ri të historisë së Serbisë në Shtëpinë e Bardhë”.

“Përball lëshimeve e kompromiseve të mëdha të 4 shtatorit në dëm e kurriz të vendit, qeveria jolegjitime provonte të arsyetohej me premtimet për investime miliardëshe që kinse do ta transformonin ekonominë e vendit dhe njohjen nga shteti i Izraelit”.

“Që atëherë e 90 ditë pas, çdo ditë e më pak flitet për këto investime, që herë thuhej që ishin miliardëshe e herë milionëshe, kurse ende nuk ka njoftim zyrtar për njohjen nga Izraeli”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu./Insajderi.com