19 të vdekur dhe 846 raste me Coronavirus në Shqipëri

19 të vdekur dhe 846 raste me Coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndëtësisë në Shëiperi ka njoftuar se 19 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar 846 raste të reja nga gjithsej dy mijë e 308 testime të bëra.

Sipas të dhënave të MSH-së, bëhet e ditur se 312 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 21 mijë e 286 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri gjithsej 41 mijë e 148 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, prej të cilëve 19 mijë e 973 janë aktiv, ndërsa 899 kanë humbur jetën./Insajderi.com