Një person i burgosur ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Pejës, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, përkundër ndihmës së ofruar nga mjekët, viktima ka ndërruar jetë dje rreth orës 22:35.
I ndjeri i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës, që nga data 02.12.2020 ishte hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, me rekomandimin e mjekut të Qendres Korrektues në Dubravë.
M.H, i lindur në vitin 1935, që nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera.
“Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK”, njofton SHKK.
Sipas njoftimit, ai ishte i dënuar me 10 vjet burgim për veprën “Keqpërdorim seksual nën moshën 16-vjeçare”.
“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, njofton tutje ky shërbim. /Insajderi.com