Kreu i opozitës: Po e humbasim Maqedoninë

Kreu i opozitës: Po e humbasim Maqedoninë

Partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE sot protestoi para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore për mbrojtjen e identitetit maqedonas.

Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev të japë dorëheqjen, sepse ai thotë një gjë dhe bën një tjetër.

“Ne po e humbasim Maqedoninë në pjesë. Mes dy deklaratave të Zaevit i cili me dorën në zemër, me një buzëqeshje dhe përkulje të kokës thotë se ai është maqedonas dhe e mbronte identitetin e tij. Tashmë është e qartë për të gjithë se kur flet ky njeri, ai e bën krejt të kundërtën. Sërish do të dëgjojmë se historia e përbashkët dhe e ndarë është e njëjta. Se gjuha jonë është nga KAÇKM-ja e këtej, pra një pemë pa rrënjë”, thotë ai.

“Kur të vijë dita, nuk dua ta dëgjoj ky guxon, ai nuk guxon, të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, kush për krimin, kush për tradhëtinë e lartë, kush për të dyja” tha Hristijan Mickoski lider i VMRO-DPMNE-së. /Insajderi.com