U aksidentua rëndë në Viti – 20 vjeçarja ka nevojë për ndihmë

U aksidentua rëndë në Viti – 20 vjeçarja ka nevojë për ndihmë

20-vjeçarja nga fshati Tërpezë e komunës së Vitisë, Florjeta Ajeti, ka nevojë për ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë, njofton Insajderi.

Ajo është aksidentuar në mëngjesin e së enjtes së kaluar në rrugën Viti-Kllokot, aksident ky ku vdiq një person dhe tre të tjerë mbetën të lënduar.

Florjeta po qëndron e shtrirë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe familja ka nevojë për ndihmë.

Njoftimin për ndihmë e ka shpëndarë drejtoresha e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.

Njoftimi i plotë:

Apel për ndihmë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë dhe posaqërisht qytetarë të Tërpezës

Florjeta Ajeti është vajza 20 vjeçare nga fshati Tërpezë, e cila ka qenë e përfshirë në aksidentin që ndodhi të enjten në mëngjes (03.12.2020) në rrugën Viti-Kllokot , ku fatkeqësisht në këtë aksident të rënd një qytetar vitias ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.

Florjeta i është nënshtruar operacionit dhe për momentin është duke u trajtuar në QKUK.

Ajo rrjedh nga një familje me kushte të vështira sociale dhe i duhet ndihma e të gjithëve.

Qytetarët vitias njihen për solidaritet e humanizëm, prandaj ndihma nuk do t’i mungoj as Florjetës.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë familjes, këtë mund ta bëjnë në llogarinë bankare:

Kasim Ajeti (babai i Florjetës)

NLB BANKA

Llog . 1702003021547739,

si dhe adresa e dërgimit të ndihmave është te Market “Argjendi”-Tërpezë.

Numri i tel. 044/ 667-570