Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mot i vranët dhe me intervale me diell parashikohet që të mbajë gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. /Insajderi.com