Vetura në të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi i sotëm në “Dardani” të Prishtinës, ndodhet në vendin e ngjarjes, njofton Insajderi.
Poashtu, brenda saj ndodhet edhe trupi i pajetë i personit që u vra në këtë veturë nga një shtetas i huaj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një personi në lagjen Dardania të Prishtinës.
Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.
Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. /Insajderi.com