Ekipet e Forenzikës në vendin e vrasjes në lagjen “Dardania”

Ekipet e Forenzikës në vendin e vrasjes në lagjen “Dardania”

Ekipet e Forenzikës janë parë të kenë arritur në vendngjarje për ta ekzaminuar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur një vrasje në lagjen Dardania gjatë mesditës së sotme, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ka konfirmuar se një person ka mbetur i vrarë.

Borovci tha se policia është në kërkim të dorasit.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”, ka thënë Borovci për Insajderin.

“Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, përfundon ai. /Insajderi.com