Policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e sotme në Prishtinë

Policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e sotme në Prishtinë

Policia ka kryer një bastisje në banesën e të dyshuarit për vrasjen e sotme në lagjen “Dardania” të Prishtinës, por i njëjti nuk është gjetur aty.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tutje tha se po bëhet gjurmimi dhe kërkimi për prova të cilat ndërlidhen me rastin.

“Policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty. Ndërkohë që është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin në një perimetër më të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja”, tha ai.

Borovci më tej shtoi se rreth 100-150 metra larg vendit të ngjarjes, në një kosh plehrash është gjetur dhe sekuestruar një revole, e cila dyshohet se është përdorur në këtë krim.

“Pak më tutje nga vendi i ngjarjes rreth 100-150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, ka përfunduar Borovci. /Insajderi.com