19 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24-orëve të fundit në vend si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajd" />

19 të vdekur dhe 468 raste pozitive me Coronavirus në Kosovë

19 të vdekur dhe 468 raste pozitive me Coronavirus në Kosovë

19 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24-orëve të fundit në vend si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 468 persona janë infektuar nga gjithsej një mijë e 314 mostra të marra për testim.

“Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes”, thuhet tutje në njoftim.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195”.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 227 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 22 raste, Lipjan 21 raste, Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com