Arrestohet një person në Prishtinë

Arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për një 35 vjeçar i cili ka penguar dhe ka sulmuar Policinë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Tutje në raportin e policisë thuhet që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor./Insajderi.com