Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka deklaruar se më shumë se 65 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë në institucionet e Republikë së Kosovës janë duke u hetuar për korrupsion.
Në mesin e tyre janë zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, kryetarë komunash, anëtarë këshillash drejtues, anëtarë bordesh, e të tjerë
Ngecjen e mosluftimit të korrupsionit e lidhi me mungesën e një vullneti politik, tha ai gjatë një interviste për REL.
në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor të publikuar në tetor të vitit 2020, thuhet se korrupsioni në Kosovë është i përhapur dhe vazhdon të jetë një shqetësim serioz. /Insajderi.com