Vdes nga Coronavirusi një 36-vjeçar nga Gjakova

Vdes nga Coronavirusi një 36-vjeçar nga Gjakova

Një nga 14 personat që ndërruan jetë gjatë 24-orëve të fundit në vend, si pasojë e infektimit me Coronavirus, ishte edhe një 36-vjeçar nga Gjakova, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e tyre të fundit ku kanë njoftuar lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Me numrin e sotëm të vdekje, shifra totale e viktimave nga ky virus në Kosovë ka arritur në një mijë e 120.

Ndërkohë janë shënuar edhe 519 raste të reja pozitive me këtë virus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 43 mijë e 324.

Me 926 personat e shëruar gjatë kësaj dite, janë regjistruar 29 mijë e 430 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 774. /Insajderi.com